Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas ‘JO’-së së për hapjen e negociatave me BE-në.
Ai u shpreh se ky vendim është zgjidhja më e mirë dhe se duhet humbur më kohë.
Ditën e sotme presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur në takim liderët e partive. Në këtë takim, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të hedhë në tryezë propzimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Gjatë ditës së djeshme, Zaev ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshëm, ku ka takuar edhe partnerin e koalicionin, kreun e BDI-së Ali Ahmetin.