Një person ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si ‘Tre urat’ në Lushnjë.
Mësohet se një makina ka përplasur një kalimtar.Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
