Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shosh të Shkodrës. Informacionet paraprake flasin për një viktimë, ndërkohë që nuk bëhet ende i ditur emri.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë dhe zbardhjen e plotë të saj.
NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
