Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli deklaroi sot se Shqipëria e ka merituar plotësisht çeljen e negociatave, “pasi i kemi bërë detyrat e shtëpisë, ndërkohë do të vazhdojmë t’i thellojmë proceset integruese dhe reformatore”. E ftuar në një studio televizive, Kodheli tha se “nuk është faji ynë që ka një qasje tjetër të lidershipit europian për të pasur një Europë tjetër”.
“Ne, tha ajo, “kemi qenë optimistë dhe kemi pasur pritshmëri të larta lidhur me hapjen e negociatave sepse vetë KE jep prej dy vitesh raport pozitiv për hapjen pa kushte dhe vetë KiE ka “premtuar”, që po presim zgjedhjet brenda strukturave”. “Ata që ‘fërkojnë barkun’ që negociatat nuk janë hapur sigurisht që nuk e duan këtë vend”, tha ajo.
“Ka pasur disa momente të vështira në historinë e tranzicionit, e humbëm trenin në vitin e mbrapsht ’97. Sjellja jonë, e klasës politike dhe e shoqërisë kanë sjellë nevojën e kalimit në disa reforma të thella, madje unikale që jo pakkush i bën”, tha ajo. Kodheli tha se “duhet të kuptojmë se ky proces skepticizmi i disa vendeve të Europës, duke përfshirë edhe Francën, ka ardhur sepse disa vende si Rumania dhe Bullgaria