Historitë e dashurisë nisin pa menduar për ndarjen, por kur ajo ndodh, është padyshim momenti më i vështirë për një çift. Në një listë me 18 nga çiftet e Shoëbizit shqiptar, lidhja dhe ndarja e të cilëve është shoqëruar me bujë të madhe në media, bien në sy emra nga më të njohurit në publik.
Matilda Makoçi dhe kryeministri Edi Rama, i kanë dhënë fund martesës së tyre shumë vite më parë. “Edi Rama ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”, është shprehur Matilda.
Divorci i një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, Pirro Çako dhe Inva Mula, bëri një bujë të madhe në media në vitin 2008. Inva është shprehur se me Pirron ka një marrëdhënie shumë normale dhe se ai është prezent në shumë momente të jetës së saj, pasi bashkë i bashkon djali (Antony).
Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja njihen për një ndër historitë më jetëgjata që eventualisht erdhi drejt fundit. Me një histori 18 vjeçare, dyshja ndanë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.
Noçja (Najada) dhe Olsi, çifti i famshëm i Big Brother 1. Dyshja kishin bërë shumë plane me njëri-tjetrin. Kishin shpallur fejesën, kishin porositur unazat, kishin vendosur të bashkëjetonin e shumë tjera por gjithçka mori fund pasi dyshja i dha fund lidhjes që u komentua shumë në media. Ishte vetë Najada ajo e cila i tha ‘stop’ kësaj marrëdhënie dhe sipas saj shkas u bënë disa vese të Olsit.
Ndarja e Rozana Radit dhe MC Kreshës bëri bujë të madhe në media në verën e vitit 2012. MC Kresha preferoi që ngjarja të kalonte në heshtje, pa dashur të japë komente në media për historinë që mori fund pas një viti. Të njëjtin mendim e ndante dhe Rozana.
Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula në kohën e lidhjes së tyre, janë konsideruar si çifti më i dashur i estradës, por magjia mes tyre mori fund. “Jemi shumë më të mirë si shokë sesa si të dashur. Dafinën e kam shumë shoqe dhe më mirë funksionojmë kështu”, është shprehur Ledri.
Roza Lati dhe Stine janë konsideruar nga të gjithë si ‘çifti simpatik’. Ndarja e tyre u shoqërua nga një bujë e madhe në media dhe i mërziti shumë fansat e dyshes. Pas marrëdhënies së tyre disavjeçare, Stine dhe Roza ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëritjetrin. Ndarjen e kanë kosideruar si pjesë të jetës dhe nuk i ka penguar aspak që të mbeten miq të mirë.
Ndarja e Jonida Maliqit me bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, ishte një tjetër ndarje e bujshme e Shoëbizit. Kjo pasi dyshja kishin së bashku 17 vite. “Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur Jonida.
Bora Zemani dhe DJ-it Vin Veli janë konsideruar si një ndër çiftet më simpatik të Shoëbizit. Lidhja e tyre mori fund rreth dy vite më parë. “Unë dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë, si gjithë lidhjet që nisin mirë dhe nga rrethanat, koha, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë për të vazhduar më tej”, është shorehur Vini.
Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë qenë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media dhe ndarja e tyre u shoqërua nga një bujë e madhe. Dyshja preferoi t’i mbante për vete arsyet që i çuan drejt fundit dhe sot po jetojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.
Lidhja e Luana Vjollcës dhe Adrian Gaxhës ka bërë bujë shumë vite më parrë dhe ishte ndër më të përfolurat në publik. Megjithatë dyshja vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre duke vazhduar secili jetën e tij. “Arsyen duhet ta dinë vetëm ato dy njerëz që kanë qenë bashkë, kjo është kryesorja”, është shprehur Adriani.
Ermal Meta dhe Françeska e “BB5”: Dyshja i dha fund lidhjes së tyre në vitin 2012 dhe nuk e pranuan në mënyrë direkte.
Një tjetër ndarje e bujshme është ajo e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës. Çifti e konfirmuan vetë ndarjen në vitin 2017 dhe si arsye janë shprehur se ishte distanca. Po ashtu kanë shtuar se gjërat kanë përfunduar me mirëkuptim.
Shkëlzen Berisha ka qenë për 15 vite i martuar me shkrimtaren Sadije Berisha. Sadija ka rrëfyer se përçarja mes tyre ka nisur që në 2007 dhe ka radhitur disa arsye.
Rovena Dilo dhe Florian Riza i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2015. Këngëtarja ka preferuar të mos flasë shumë lidhur me ngjarjen, thjesht gjërat mes tyre nuk funksionuan.
Seldi Qalliu u bë i famshëm falë pjesëmarrjes së tij në shoën ‘Big Brother Albania’. Ai u komentua shumë për lidhjen me Domenikën, që nisi brenda shtëpisë. Seldi i propozoi asaj dhe dyshja dukeshin shumë të dashuruar. Mirëpo çdo gjë ndryshoi me daljen e dyshes nga ‘Big Brother’ dhe erdhi ndarja.
Ndarja e Tunës nga Cozman ka qenë gjithashtu një ndër ndarjet më të bujshme të shoëbizit. Çifti i dhanë fund në vitin 2016. Pas ndarjes, ngjarjet rrodhën shumë shpejt pasi Tuna në një kohë të shkurtër u martua me Patris Berishën dhe u bë nënë për herë të parë më ardhjen në jetë të Tianit.
Nora dhe Geti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vite më parë, aq papritur sa dhe e nisën. Asnjëherë nuk u zbardhën komplet detajet rreth tyre, por sot secili ka filluar një jetë komplet të re.