“Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t’u bërë fuqi gjeopolitike”.
Kështu e nis editorialin prestigjiozja “Financial Times” në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave.
Sipas “FT”, blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten.
