Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Familjet e reja shpenzojnë gati dy herë më pak për ushqime dhe dyfish më shumë për restorante dhe hotele

08:36 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
market
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se një e pesta e shpenzimeve nga familjet e reja shkon për të siguruar banesën. Sipas të dhënave të INSTAT të publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2018, rreth 22.6% e shpenzimeve e familjeve me kryefamiljar deri në 24 vjeç, ishin për banesë, duke mbajtur kështu rekord krahasuar me familjet, ku kryefamiljari ka një moshë më të madhe.  Në të njëjtën kohë familjet me kryefamiljar të ri kanë shënuar peshën më të ulët të shpenzimeve për sa i përket ushqimeve, me vetëm 26.9%.

Ndërkohë që në vend të tretë për nga pesha renditen shpenzimet për arsim, ku sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, pesha e tyre gjatë 2018-s ishte 15%. 

Një peshë të konsiderueshme kanë edhe shpenzimet për restorante, ku rreth 9.6 të totalit të shpenzimeve familjet me kryefamiljarë të rinj i kanë pasur për këtë kategori. Ndërkohë që kanë shënuar shpenzimet më të ulëta për shëndet me vetëm 0.5% të totalit, për transport me një peshë prej 2.5%, pije alkoolike dhe duhan me 2.8%. 

Në ndryshim nga të rinjtë, familjet me kryefamiljarët më të rritur kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për ushqim, ndërsa shpenzimet për banesë, arsim dhe restorante janë më të ulëta. 

Kështu, një familje me kryefamiljarin me moshë 35-44 vjeç, shpenzon për ushqime 43.5% të totalit të shpenzimeve për ushqime, rreth 11.1% të tyre për banesë, rreth 2.7% për arsim, dhe 5.1% për restorante. (shiko tabelën) Ndërsa shpenzimet më të ulëta i kanë pasur për shëndetësi, ku në 2018-n zinin rreth 3% të totalit të shpenzimeve. 

Anketa e Buxhetit të Familjes u krye për herë të parë në vitet 1999-2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane, për të vazhduar më pas në vitet 2006-2007, 2008-2009 dhe që nga viti 2014 e vazhdueshme. Nga viti 2006-2007 anketa është gjithëpërfshirëse për të gjithë territorin e Shqipërisë duke përfshirë zonat urbane dhe rurale si dhe me përfaqësim në nivel qarku. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.