Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka përhapur panik tek banorët e Dervenit në Krujë duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë, por A.S., u largua sapo pa efektivët. Ai u arrestua pak më vonë pas krehjes së zonës nga policia.
NJOFTIMI I PLOTE
Qëlloi në ajër me armë zjarri, banorët lajmëruan Policinë në 112.
Falë reagimit në kohë, Policia vuri në pranga 47
-vjeçarin.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik.
Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër.
Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë.
Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.
Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”
