Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arra në ditë më parë. Mësohet se bëhet fjalë për djalin e xhaxhait të tij, M.Arra., 26 vjeç.
Ngjarja sipas policisë dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.
Lexo edhe– Vrasje me armë zjarri në Malësinë e Shoshit, gjendet i pajetë 55-vjeçari
NJOFTIMI I PLOTE
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.
Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.
Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
