Një bisedë në studion e emisionit “Fakt” të televizionit të Fierit, Apollon tv, ka degjeneruar në një video +18.
Ka qenë moderatorja Marsela Divjaka ajo e cila ka shpërthyer në sharje për djemtë e regjisë, të cilët me sa duket po bënin zhurmë dhe po e shqetësonin.
Në momentin që i avokati Erion Besimaj, po fliste mbi temën “Dështimi i Negociatave: Faji ynë apo i BE?” , moderatorja i drejtohet stafit të saj e inatosur duke sharë në nerva e sipër.
“Më falni, ta mbaroj unë çuna po pushoni ia q****a robt tani”!
Të ftuarit mes të cilëve edhe avkokati Altin Goxhaj, shihen teksa kanë mbetur pa fjalë dhe e kanë drejtuar vështrimin nga regjia.