Shkencëtarët vëzhguan se ekspozimi ndaj dritës blu të celularit, edhe nëse nuk shkëlqen drejtpërdrejt në sy, mund të shpejtojë procesin e plakjes.
Profesori Jaga Giebultowicz, autori kryesor, tha që drita artificiale rrëzoi ‘jetëgjatësinë’ e mizave të frutave në mënyrë dramatike.Studimi ekzaminoi efektet e këtyre valëve të zakonshme LED në këtë specie insektesh pasi ajo ndan të njëjtat tipare qelizore si njerëzit.
Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12-orëshe të dritës blu dhe errësirës patën deri në 15 për qind jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale.
Sidoqoftë, profesori Giebultowicz thekson se ky rezultat nuk mund të zbatohet për njerëzit pasi truri i njeriut “do të merrte shumë më pak dritë sesa truri e insekteve”.
LED dominon gjysmën e tregut të përgjithshëm të ndriçimit në një dekadë.
Dritat LED lëshojnë sasi shumë më të larta të dritës blu sesa llambat inkandeshente standarde.
Drita blu, e cila ka një nga zgjatjet më të shkurtra të valëve, lëshohet gjithashtu nga ekranet e sheshta, telefonat inteligjentë dhe tabletët.Prej kohësh dyshohet të jetë arsyeja që punëtorët e ndërrimit të natës, të ekspozuar ndaj dritës artificiale për më gjatë, kanë një rrezik më të madh të kancerit.