Një vajzë e cila u dhunua barbarisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi se kishte pësuar aksident. Britney Bashforth luftoi me vdekjen për 4 javë në koma në spital, pasi u sulmua barbarisht në shtëpinë e saj në Sheffield, nga Shaka Williams.
Përpara se ish-i dashuri i 23-vjeçares të dënohej, në gjykatë u zbulua se e reja mbante mend vetëm që ishte zgjuar me shumë dhimbje, duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur. “Mendimi i saj i parë ishte që kishte bërë aksident me makinë, aq të rënda ishin plagët e saj”. v“Kur u zgjova mendova se kisha pësuar aksident”Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun“, ngjarja në fjalë ndodhi në Prill. 23-vjeçarja kishte pasur njerëz të ftuar për darkë, përpara se të shkonte për të fjetur. Williams shkoi në shtëpinë e saj në 3 të natës. Ata nisën të debatonin fillimisht për një paketë cigaresh që ai kishte gjetur në shtëpi, më pas ai nisi ta godiste.

