Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Patozi nuk kursen kritikat: Nuk e meritojmë hapjen e negociatave, jemi vend gjysmagjel

21:01 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se vendi ynë nuk e meriton hapjen e negociatave, edhe nëse vendet anëtare do të kishin marrë një pozitiv. Gjatë një interviste në “ABC News”, ai tha se shqiptarët qeverisen më keq se para disa viteve.

“Unë mendoj që edhe në rast se zonja Merkel do ta bindte Macron, për arsyet e brendshme të Brukselit që ta mbyllte një sy dhe të hapeshin negociatat, ne sërish nuk do të ishim të çliruar sepse ne nuk e meritojmë hapjen e negociatave. Mjafton ta shikosh nga Hëna me teleskop dhe të thuash që kurrë nuk mund të jetë anëtare e BE. Ne jemi një vend që nuk bëjmë zgjedhje. Ne jemi sot një gjysmagjel vend. Kemi një qeveri që ushtron një pushtet që nuk e takon. Kemi një opozitë të ikur nga sistemi. Kemi një president në fije të perit. Një vend krejtësisht anormal. E them me shumë dhimbje por sot mund ta them me plot gojën që shqiptarët vishen më mirë, hanë më mirë, ndoshta lahen më shpesh por qeverisen më keq se para 10 apo 15 vjetësh. Kjo krizë politike është e pashembullt”, tha ai.

Për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Patozi tha se qeveria jonë nuk e njeh përgjegjësinë.

“Nuk e di duhet ta çonte apo jo. Po të isha vetë që nga Brukseli do thosha që jam gati për zgjedhje të parakohshme. Ne jemi në një truall tjetër. Nuk e njeh këtë përgjegjësi. Minimumi që mund të thoshte meqenëse vendet anëtare kishin problematikat e tyre, por qeveria jonë ndihet përgjegjëse për sa i takon. Dhe një ndjesë të fortë për të gjitha arsyet. Ndonjëherë qeveritë japin dorëheqje për aksidente”, u shpreh kreu i Bindjes Demokratike.

Astrit Patozi demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.