Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video-inçizimi: Azem Hajdari dhe gazetari Ali Uka shantazhonin Berishën për takimin sekret me Millosheviçin

23:48 / October 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azem hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Survejimi i Remzi Hoxhës, biznesmenit nga Kaçaniku, zhdukur më 21 tetor 1995, pasi u rrëmbyes forcërisht në zyrat e biznesit të tij në Tiranë, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

Ajo që flitet prej afro 3 dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë. I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka. Ai, do të masa.krohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vra.sjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan Millosheviçit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish – komandanti I UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoi i presidentit. Në lajmet kryesore del si inforamacion që Slobodan Millosheviç takohet me Gligorov në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Pra, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Milloshevic-Gligorov fare pak kilometra më larg.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviç Berisha bilateral, shitblerje e ar.mëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

“Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha në atë kohë, raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen për Top Story ish-komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Masa.krimi i gazetarit Ali Uka, Thaçi: Natën e vrasjes ishte me njerëz të Berishës, po përgatiste shkrim për Remzi Hoxhën

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 Tetor të vitit 1997.

Disa muaj para asaj dite, në 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masa.krohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vr.asja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vde.kur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga bur.gu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish- komandant i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen gazetari Hoxha.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vra.sjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së

Për vr.asjen u arr.estua kushëriri i tij Selman Ukaj. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arr.atiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite.

hajdari e uka remzi hoxha shtantazhonin video incizimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.