Policia e Tiranës bën të ditur se një person është arrestuar për trafik droge. A.L ka qenë në ndjekje nga policia që nga Tirana, e cila ka lajmëruar kolegët e saj në Qafë-Thanë për mjetin e 54- vjeçarit ku ndodhej një sasi droge.
Pas kontrollit të këtij automjeti në vijën e dytë, në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë.
Dyshohet se destinacioni ishte Maqedonia e Veriut.
