Kreu i shtetit Ilir Meta do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në NATO, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të saj Jens Stoltenberg.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë zyra e shtypit e NATO-s, ku më 28 tetor në selinë e NATO-s do të ketë një takim mes Stoltenberg dhe Metës.