Selena Gomez pak ditë më parë njoftoi se në 23 tetor do publikojë këngën e re. Fill pas lajmit, fansat nisën të dyshojnë se kënga është dedikim për Justin Bieber dhe mesa duket thashethemet rezultuan vërteta.
Selena ka publikuar sot këngën “Lose you to love me” dhe teksti i këngës duket se i referohet historisë së saj me Justin.
“Duhet të të humbja ty për të dashur veten time”, thotë Selena në refrenin e kësaj kënge ndërsa fansat e saj janë tanimë të sigurtë që i dedikohet Justin Bieber.Në fund të këngës, Selena i jep lamtumirën kësaj historie dashurie.
