Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Inspektim i ashensorëve, çfarë do të bëhet deri në dhjetor 2020

14:51 / October 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ashensor 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria jo ushqimore, e lidhur me zbatimin e rregullave teknike për produkte të caktuara, po merr së fundmi vëmendje nga institucionet. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është duke zbatuar një plan të detajuar masash.

Në një inspektim të zhvilluar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, dhe kryeinspektori i ISHMT-së, Lavdrim Sahitaj, në një prej qendrave tregtare në kryeqytet, u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët.

“Rregullat teknike lidhen kryesisht me sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që ne synojmë të arrijmë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ata që janë në përdorim, të miratuar këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin e kushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”, tha zëvendësministrja Ikonomi.

Ndërsa Sahitaj theksoi se rregullat teknike, mënyra e certifikimit, shërbimet e mirëmbajtjes, si dhe inspektimet periodike, kanë për qëllim regjistrimin e çdo ashensori, deklaratën e konformitetit sipas standardeve, si dhe funksionimin sipas kushteve teknike.

ISHMT aktualisht është duke kryer inspektime në të gjithë vendin dhe u bën thirrje personave përgjegjës dhe importuesve të marrin masa për plotësimin e kritereve teknike dhe inxhinierike të instalimeve. Ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim, pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2020./ Monitor

inspektim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.