Dy të rinj janë përfshirë në një aksident të ndodhur në Maleme pak pas orës 11:00 mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos në Greqi.
Njëri prej tyre, 31 vjeç, fatkeqësisht ka humbur jetën në vend, ndërsa një 34-vjeçar shqiptar u plagos rëndë. Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin Chania, ku për fat të keq mjekët u detyruan t’i prisnin njërën këmbë.
Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti po hetohen nga autoritetet policore.
