Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet letra nga “Ferri” i grave shqiptare: Dua të vdes në vendlindje, ju lutem na largoni nga Siria

16:31 / October 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
letra61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen e tyre kanë qenë në format nga më të ndryshme. Në këto dy letra, njëra nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga gruaja 38 vjeçare, kërkojnë me ngulm nga shteti shqiptar që t’i largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.

Me vrasjen e Shkëlzen Dumani-t në luftën krah grupit militant të shtetit islamik, e ëma Mentija Dumani shkoi të qëndronte pranë nipit dhe mbesës në Siri. Gjyshja 72 vjeçare prej 5 vitesh përballet me varfërinë e tejskajshme në kamp si dhe frikën e vdekjes, transmeton Top Channel.

“Unë Mentije Dumani, nënshtetëse shqiptare me nipin tim të dashur Endri Dumani 11 vjeç të lindur në Tiranë, kërkojmë që të na largojnë nga Siria sa më shpejt; të kthehemi në Shqipëri se jam një gjyshe 72 vjeç, dua që të vdes në vendlindjen time. Këto kërkesa që bëjmë, ju lutemi që t’I vlerësoni. Ka 8 muaj që kemi ardhur në kampin Al- Hol, duam sa më shpejt që nga ky vend të na largoni”.

Ndërsa mamaja e 3 fëmijëve që u largua nga Tirana në 2014 shkruan rrezikun që i pret në ditët në vijim.

“Unë Klotilda Refat Zani, nënshtetase shqiptare bashkë me 3 fëmijët e mi, Adni Etjon Zani, Jasemin Etjon Zani dhe Selma Etjon Zani ndodhemi prej 8 muajsh në kampin Al Howl, Siri. Prej një kohe të gjatë jemi në pritje të tërheqjes sonë në Shqipëri, duke qenë në kushte të vështira jetese dhe ekonomike dhe duke menduar e ardhjen e shirave dhe të ftohti do t’a bëjnë jetesën tonë më të vështirë. Kërkoj prej jush kthimin në familje, ju lutem!”

Veç këtyre letrave të ardhura nga Siria, edhe familjarët e tyre që gjenden në Shqipëri i janë drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjyshja 70 vjeçare Asije Shuli në një letër drejtuar kryeministrit shkruan për ankthin e pritjes prej 6 vitesh të kthimit të 5 nipërve dhe mbesave që gjenden të vetëm në Siri, pas ndarjes nga jeta të prindërve Krenarit dhe Adelinës.

Asije Shuli Mentija Dumani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.