Biznesmeni Elton Ilirjani është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të momentit që kur pranoi hapur prirjet e tij seksuale.
Së fundmi ai ka publikuar disa foto në Instagram, ku ka pozuar pranë varrezave të dëshmorëve në Pezë.
Me buzëkuqin e tij në dorë, dhe me kapele partizani, biznesmeni duket majft i lumtur.
Në një nga fotot, biznesmeni shkruan “A kishte Gay mes partizanëve? Apo ishin të gjithe jo-gay dhe jo biseksualë? Asnjë, po asnjë nuk kishte? Kë të pyesim? Kë mo amani se Nexhua vetëm mashtrime na thotë qe nga epoka e gurit. Rëndësi ka që partizanët luftuan edhe për mua Gejin dhe BQ që të fitoja lirinë edhe unë”.
Ndërsa në foton tjetër shkruan “Kush e di sa do më donin shokët e batalionit, në çdo llogore do pastroja pushkët me të cilat do vrisnim armikun”.