Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi – Metës: Nesër Presidenti i ri…ose zgjedhje të parakohshme!

15:27 / April 27, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, mori fjalën në Kuvendin e Shqipërisë për të sqaruar se çfarë ndodhi me misionin e dy të mandatuarve të BE-së që u larguan nga vendi ynë pa mundur të ulin në një tryezë negocimi kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Basha për zgjidhjen e krizës.

Duke fajësuar kreun demokrat si personin që nuk i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit politik, Ruçi ju drejtua më së shumti gjatë fjalës së tij, kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke e pyetur: Çfarë po ndodh?! Këtu, deputeti socialist ju referua faktit që pavarësisht se po tentohet t’i plotësohen kërkesat, opozita nuk po i bashkohet seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Edhe këtë të enjte në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, nuk pati asnjë kandidaturë. Ruci foli ashpër kur tha se i duhet dhënë zgjidhje kësaj situatë pasi Partia Socialiste i ka 71 vota edhe pa LSI-në, ose ndryshe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai i kërkoi zotit Meta të mbledhë Konferencën e Kryetarëve që nesër të zgjidhet presidenti i Republikës. “nëse është nevoja, edhe të dyja raundet e fundit bashkë”, – u shpreh Ruçi. Në përfundimtë fjalës së Rucit, kryeparlamentari Meta njoftoi mbylljen e seancës dhe mbledhjen e konferencës. “Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, por mos na detyroni, dhe as e marrim përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike. PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave këtë cështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë. Ne do zgjedhim të parin e vendit, prandaj zoti kryetar ju takon juve si forcë politike që jeni vendosur edhe si ndërmjetës mes dy palëve, që keni kaq kohë që keni anuar nga ana tjetër, po flas troç. Do kërkoja që edhe ju të reflektonit për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë”, u shpreh Ruçi.

Gramoz Ruçi Opozita PD PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.