Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka folur për goditjen e fortë ndaj grupeve kriminale nga policia. Kuko tha se lista e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj” sot ka përfunduar pas hekurave.
Sipas zv/ministres goditja ndaj grupeve kriminale është aty ku duhet të ishte, megjithëse e pranoi nuk është perfekte.
“Nëse shihni listën e atyre që quhen si peshqit e mëdhenj të gjithë sot janë mbrapa hekurave. Në track rekord që dërgojmë në BE sekuestrimet janë disa fish. Grupet kriminale që kanë qenë skeduar janë goditur nga policia. Mund të themi që pjesa e aktiviteti goditës është aty ku duhet të ishte. Perfekte? Asnjëherë. Por ka një aktivizim dhe një të qenurit të fortë kundër këtij fenomeni”, u shpreh tha zv/ministrja Kuko.