Këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri i saj në 2018 në Turqi. Kjo është nisma e artistit Vahit Tuna që i ka vendosur në murin e një ndërtese në zemër të Stambollit, duke e mbushur hapësirën prej 260 metrash me 440 palë taka të larta.
Ideja e përdorimit të këpucëve në fakt vjen nga një traditë e vjetër turke, kur dikush vdes familjarët vendosin këpucët në hyrje të banesës.
Këpucë të zeza me takë të lartë, simbol i sfidës dhe pavarësisë, do të qëndrojnë për 6 muaj, në mënyrë që të gjithë kalimtarët ti shohin e të paktën të mendojnë një herë për këtë argument. Dhuna në familje, siç shkruan artisti në profilin e tij në Instagram, “është një plagë e hapur që rrjedh gjak”. Kjo temë është aktuale në të gjithë botën.



