Një nga problemet më të mëdha me dietat është se ato nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme.
Dieta mund të çojë gjithashtu në sjellje të çrregulluara të ngrënies. Që një dietë të funksionojë, duhet të shndërrohet në regjim, e prej saj të merrni vetëm zakonet e shëndetshme të të ushqyerit. Këtu përfshihen oraret e përpikta të ngrënies, sasinë e moderuar të ushqimit etj.
Sandra Aamodt, autorja e “Diets Make Us Fat” shprehet se: “ju jeni më të rrezikuar nga “ngrënia emocionale”, “ngrënia nga mërzia” dhe jeni më të prekshëm ndaj sinjaleve të jashtme që ju tregojnë të hani më shumë nga sa dëshiron trupi juaj.”
Studimet kanë zbuluar se rritja e hormonit të stresit, kortizoli lidhet me ngrënien e tepruar.
Ndaj kontrolloni emocionet, sinjalet shqetësuese që ju vijnë nga persona të mërzitshëm, balanconi aktivitetin e punës me ushtrime fizike dhe gjithçka do të marrë formën e duhur.
