Të gjithë janë fiksuar me pamjet e një liqeni ngjyrë rozë që të jep përshtypjen e ndonjë zone ekzotike, por ja që nuk është kështu.
Pas fashionistes Odeta Banushaj që realizoi një set fotosh në këtë vend, edhe këngëtarja Ingrit Gjoni po realizon klipin e radhës, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Po ku ndodhet? Bëhet fjalë për kriporet e Nartës në Vlorë. Duken si valë, por në fakt është kripë që mbetet pas avullimit të ujit.
Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur, por me shumë shpendë vizitorë, mes të cilëve edhe flamingot.
