Sara Hoxha solli në jetë dy javë më parë djalin e saj të dytë, Romanin. Por me të voglin na prezantoi vetëm sot.
Vogëlushi fle si engjëll në krahët e të ëmës, teksa dorën ia ka kapur babi Ledioni.
“Dy javë si një familje prej katër anëtarësh. Kanë qenë dy javë të lodhshme me netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja, me shumë dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”, shkruan Sara.

Kujtojmë që çifti janë prindër të Londonit.
