Një dietologe amerikane sugjeron një sërë ushqimesh, që sipas saj lehtësojnë ankthin.
Në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, ekspertja e dietologjisë amerikane Ali Miller thotë se mund të kurosh trurin me ushqim.
“Ushqimet që hamë – thotë ajo – ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”.Ndaj në periudha stresi kemi prirjen të hamë më shumë dhe ta teprojmë me të ëmblat që na ndihmojnë të çlirojmë dopaminën, e cila na qetëson. Për këtë, ankthi shihet shpesh si pengesë për të ulur peshën.
Ndaj beteja fillon në llogoren e parë, që janë zorrët, të cilat duhen mbrojtur nga sheqeri i rafinuar, karbohidratet në masë të madhe, omega 6 me prejardhje nga përpunimi industrial i vajit.Ja disa shembuj ushqimesh që bëjnë efektin e kundërt, pra na ndihmojnë:
supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokalli, perimet që përmbajnë antioksidantë, si brokoli, lulelakra, apo sallata jeshile.
