Në datën 8 të këtij muaji, futbollisti i njohur Granit Xhaka u bë baba për herë të parë.
Partnerja e tij, Leonita, solli në jetë një vogëlushe të cilës çifti i vendosi emrin Ayana.
Tepër të lumtur për pjesëtaren e re të familjes së tyre, ata nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla në rrjete sociale.
Madje, Graniti s’ka mundur ta mbajë dot vetëm për vete portretin ëngjëllor të të voglës, duke publikuar në Instagram një foto babë e bijë.