Klasa e XII-të në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Bulqizë rezulton e bllokuar edhe ditën e dytë pas ngjarjes ku mbetën të helmuar 9 nxënës.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Dibër ka mbyllur derën e klasës, duke mos lejuar që në të të futen nxënësit. Matura prej 25 nxënësish nuk ka zhvilluar mësim sot, duke i shtyrë orët për një ditë tjetër. Kjo ngjarje nuk është bërë pengesë për zhvillimin e mësimit në klasat e tjera të këtij gjimnazi pasi proçesi mësimor ka vijuar normalisht.
Ende nuk ka një një deklaratë nga institucionet shtetërore se çfarë e shkaktoi këtë helmim masiv, ndërsa nuk ka të ndaluar as nga policia, megjithëse është e treta herë që shkaktohen helmime masive të nxënësve. /tirananews.al/