Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alvin Berisha do të kthehet në shtëpi, babai kërkon ndihmë për mjekim të specializuar

22:42 / October 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alvin Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa e quan të voglin kampion, Afrim Berisha shprehet se nuk ka më dyshime që i vogli i tij do të kthehet pranë familjes, por ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët ose njerëzit që duan ta ndihmojnë.

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Në një status në rrjetet sociale, Berisha, i ati i vogëlushit 11-vjeçar që endet kampeve të Sirisë shprehet i bindur se i biri do të kthehet në shtëpi.

Teksa e quan të voglin kampion, Afrim Berisha shprehet se nuk ka më dyshime që i vogli i tij do të kthehet pranë familjes, por ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët ose njerëzit që duan ta ndihmojnë.

Ndër rreshta, Berisha shkruan se kur Alvini të kthehet në shtëpi do të ketë nevojë për ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye ka hapur një llogari.

I ati i 11-vjeçarit u lutet të gjithëve që ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, në mënyrë që Alvini të rikuperohet dhe të jetë si më parë, pasi aktualisht njërën këmbë e ka të deformuar për shkak të shpërthimit të një granate.

Statusi i Afrim Berishës

Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!

Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin

Iban: IT76K0521622902000000004577

Bic Swift: BPCV IT 2S 070

P.S. Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Leço e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.

Rasti i Alvin Berishës u bë i njohur për publikun shqiptar nga reportazhi që kishe përgatitet për të emisioni investigativ italian “Le Iene”. Alvini është 11-vjeçari shqiptar  që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Berisha nuk mundi ta marrë të djalin me vete në Itali, pasi sipas autoriteve se meqënëse Alvin nuk ka dokumenta italiane vetëm një delegacion shqiptar mund ta nxjerrë të voglin nga kampi sirian dhe ta kthejë pranë të atit, në Itali. 

Gazetari i “Le Iene” tregoi se sa i zhgënjyer ishte me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, i cili nuk ka denjuar që të hapë telefonin dhe të marrë mundimin të bëjë diçka për këtë fëmijë. Kryeministri Rama mori përsipër të gjithë përgjegjësitë, duke u shprehur se ka një urdhër të lëshuar prej tij pasi nuk mund të bëhet një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

Alvin Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.