Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria, shtëpia ime”, Albin Kurti: Kemi nevojë për ide që na bëjnë bashkë

10:46 / October 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë po mbahet samiti i paqes, dhe vëmendje të veçantë mori fjalimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. “Shqipëria është shtëpia ime”, tha ai në nisje të fjalimit duke i uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve.

“Ndihem si në shtëpi edhe në Tiranë, por si në Prishtinë. Këtu njerëzit bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme e cila më tutje mundëson të lulëzojnë popujt, shtetet dhe mbarë shoqëria njerëzore. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqin, por edhe ide që na bëjnë bashkë. Ndër rreziqet më të mëdha është ndarja dhe përcarja. Ndaj, samite të tilla janë të vlefshëm për të ardhmen. Njerëzit jetojnë dhe lulëzojnë në bashkësi, kjo është detyra jonë kryesore: Kudo që mundemi t’i bëjmë njerëzit bashkë. Angazhimi për paqen garanton përparimin. Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante në kohën e luftës së Ftohtë, që mori fund, mori ftohtësitë e ndryshme pa luftë e nganjëherë edhe me luftë kanë vazhduar se në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për t’i hequr këto mure të vogla që na ndajnë, është e domosdoshme të themi që kemi nevojë për paqe, se nuk ka alternativë të mirë ndaj paqes. Është e domosdoshme që për paqe ne t’i bëjmë aktive vlerat e përbashkëta, republika e Kosovës, e Shqipërisë, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE, në NATO, dhe pikërisht ky interes ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që stabiliteti afatgjatë të jetë pasojë e drejtpërdrejt e zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë që duhet t’i ndërtojmë mes vendeve tona.
Në Kosovë nëse i pyet shqiptarët serbët e të gjitha pakicat se cilat janë preokupimet kryesore njëzëri do thonë se janë punësimi dhe drejtësia. Të rinjtë duan vende pune që të fitojnë me djersën e tyre, dhe duan drejtësi të mos ketë të diskriminuar dhe të privilegjuar. Me zërin e qytetarëve që kemi dëgjuar, si Vetëvendosje kemi arritur të fitojmë zgjedhje, dhe tashmë puna më e madhe ndodhet para nesh: T’i plotësojmë zotimet tona”, tha Kurti në fjalën e tij.ke folur për paqen dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.