Mozzik do të jetë sot i ftuar në “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën ku ka folur dhe për jetën e tij private.
Sipas spotit të puntatës së radhës të postuar nga Luana, ai ka ndarë dhe disa detaje nga marrëdhënia e tij me Loredanën.
Ai shprehet se Loredana është “nëna e fëmijës tim”, ndërsa vazhdimin do të na duhet ta ndjekim sot në mbrëmje në orën 21:00.
Mozzik është shprehur më herët se nuk i pëlqen të jetë prezent në emisione televizive, dhe se do t’i përgjigjet fansave të tij për çdo pyetje që mund të kenë në llogaritë në rrjetet sociale.
Por me sa duket së fundmi ai ka ndërruar mendje dhe shumë shpejt do të kemi mundësinë të dëgjojmë ndoshta versionin e tij për ndarjen nga Loredana.
