Presidenti Ilir Meta komenton për herë të parë refuzimin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë.
Në një intervistë për “News 24”, Meta shprehet se do të ishte naive të prisnim dorëheqjen e kryeministrit, që po të kishte treguar 1% të përgjegjshmërisë së homologut maqedonas, sot negociatat do të ishin çelur.
Gjithashtu presidenti i quan deklaratat e Ramës pjesë të “një fushate demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës.
“Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë thotë se “nuk ka ndonjë përgjegjësi dhe zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. A prisni ju një dorëheqje të tij si një reflektim?
Nëse do të prisnim një reflektim nga kryeministri sot mendoj se do të ishim naiv. Për arsye se nëse do të kishte ndjerë 1/100 të përgjegjësisë që ka ndjerë Zaev, që për mua është viktimë dhe jo përgjegjës.”-shprehet Presidenti Meta
