Burime nga Pentagoni bëjnë me dije për Newsweek se terroristi Abu Bakr al-Bagdadi hodhi veten në erë.
Pas një shkëmbimi zjarri, falë informacioneve të siguruara nga CIA, ushtria e izoloi terroristin e rrezikshëm në një kompleks në zonën e Idlib, shkruan Ilfattoquotidiano, përcjell Tirananews.al
Ai lindi në Samarra, më 28 korrik 1971 dhe ishte ‘Kalifi’ i vetë-shpallur i Shteti Islamik, i vendosur në qershor 2014 në disa territore midis Irakut veriperëndimor dhe Sirisë lindore.
U vra ose vetëvra kur e kuptoi se nuk kishte më asnjë shpëtim.
Dinamika nuk është ende e qartë, por mediat amerikane nuk kanë dyshime: “Kalifi” Abu Bakr al Bagadi vdiq gjatë një sulmi nga forcat amerikane në Siri.Pas një gjuetie pesë vjeçare, falë informacionit të CIA-s për vendndodhjen e tij, Shtetet e Bashkuara gjetën “kokën” e ISIS në zonën Idlib, të fshehur në një kompleks në fshatin Barisha.
Vetëm testi i ADN-së do të japë siguri në lidhje me vdekjen e tij, e cila aktualisht konfirmohet nga forcat e sigurisë të Sirisë, Irakut dhe Iranit.
Burime të Pentagonit tregojnë për Newsweek, raporton TN.al, se terroristi hodhi veten në erë pas një zjarri të shkëmbyer me ushtrinë dhe pas pak minutash, kur e pa se nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi, shpërtheu xhaketën e tij të mbushur me lëndë plasëse, duke vrarë gjithashtu edhe dy nga gratë e tij, të cilat, bashkë me disa anëtarë të tjerë të familjes, ishin me të.
Disa minuta para se të jepej lajmi për bastisjen, Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili dha “OK” për operacionin një javë më parë, me një tweet njoftoi një deklaratë për mediet në orën 9 të mëngjesit duke shkruar: “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur ”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1188264965930700801
Gjuetia për Al Bagdad, ka zgjatur pesë vjet. Në prill ai ishte rishfaqur në një video për herë të parë që nga korriku 2014, kur u filmua ndërsa fliste në xhaminë e Mosulit.
Në shkurt 2018, disa burime amerikane njoftuan se lideri i ISIS u plagos gjatë një sulmi ajror në maj 2017 dhe, për shkak të dëmtimeve të tij, atij iu desh të linte udhëheqjen e ISIS për të paktën pesë muaj.
Abu Bakr al-Bagdadi është emri i luftës, i terroristit irakian Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarrai, i lindur në Samarra më 28 korrik 1971 dhe “Kalif’ i vetë-shpallur i ISIS, i cili nxiti kryengritje në qershor 2014 në disa territore midis Irakut veri-perëndimor dhe Sirisë lindore.
/Tirananews.al
