Duke qënë se bukuroshja Alesia Bami është përfolur shpesh që pas punës së saj fshihet dikush tjetër, ajo është pyetur në emisioni “Pop Culture” ku ishte e ftuar, se ç’mendim ka për femrat që duan të bëjnë karrierë nëpërmjet një mashkulli.
Alesia është shprehur se kjo nuk është rruga e duhur, ti e mendon për më shkurt por në fakt të del gjatë. Ajo ka treguar se kur vërtetë e do diçka, duhet të dish të punosh e të studiosh për të, siç ka bërë dhe ajo.
Bukuroshja po ashtu ka ndarë me gazetaren edhe një histori prekëse ku ka treguar për sakrificat e saj.
“Kur kam qenë e vogël, ne jetonim në shtëpinë që është afër Krujës, dikur isha unë ajo që merrja çantën në kurriz, hipja në autobus, ikja mbaroja shkollën, kurset e baletit dhe mbaroja vonë, kur kthehesha më zinte gjumi ne autobus. Madje autobusi më çonte ndonjëherë deri në Fushë Krujë dhe unë zgjohesha dhe merrja duke qarë në telefon tek shtëpia e u tregoja: kam humbur, kam arrit në Fushë Krujë”- ka treguar ajo.