Aktori i humorit Gaz Paja këtë të hënë është bërë baba për herë të parë. Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se djali i tij ka lindur mëngjesin e sotëm.
Gazi dhe Ira Seferi lidhën kurorë qershorin e këtij viti, dhe pak muaj më pas mediat roze shkruan se bukuroshja bionde ishte në pritjen e ëmbël.
Gjininë e fëmijës në fakt, Gazi e ka zbuluar pa dashje në shtator, teksa ishte i ftuar në Soire në Top Channel.
“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar në këtë mënyrë gjininë e fëmijës. “Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida. “Po ne presim një djalë”, përfundoi aktori i njohur.
