Deputeti i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zbuluar në studion e Report Tv mesazhet kërcënuese që sipas tij i kanë ardhur nga Rama në seancën e kaluar plenare duke thënë se ka ngritur edhe një padi për rastin në fjalë. Deklarata e Gjuzit për kërcënime ka ardhur pas asaj të Rudina Hajdarit e cila që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit. “Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGB, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të nxjerr zvarrë nga parlamenti, por s’ka shansin vetëm vdekur , unë s’lej mashkull të më preki me dorë.” ka deklaruar Gjuzi. Ndër të tjera Gjuzi ka folur edhe rreth konfliktit që ka me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin për të cilin ka thënë se ai është fajtori që e ka futur në konflikt me Ramën. Më pas ndaj Ruçit, Gjuzi ka hedhur akuza duke thënë se kryetari i Kuvendit është përgjegjës për të vrarët në Shkodër në masakrën e 2 prillit 1991. “Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGB, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të nxjerr zvarrë nga parlamenti, por s’ka shansin vetëm vdekur , unë s’lej mashkull të më preki me dorë.” ka deklaruar Gjuzi. ” Numri 272*: Bën shaka të rënda, Ai mendon se është para bashkisë së Tiranës, harron se është kryeministër. Harron se Kujtim Gjuzi mori kosto që qeveria e rilindjes të mos binte. Me një njeri si Gramoz Ruci rri atje që ka përgjegjësi për vrasjet ne Shkodër, ka ikur njëher me fustan. Pranova të vij me ju. Kam marrë 14 plagë në Shëngjin sepse isha për të mrbojtur Konservatorët.” ka thënë më tej Gjuzi. “Shif kush ka tallë ndenjësen me ty mos më co më mesazhe të tilla se është turp për një goxha burrë me mustaqe.” ky është mesazhi i parë që Gjuzi pretendon se ka ardhur nga Rama.
Të fundit
“Po më erdhe më si pederast, do të nxjerr zvarrë nga Kuvendi”. Gjuzi zbulon mesazhet e marra nga Rama
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment