Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatos Lubonja rrëfen bisedën me Albin Kurtin: Është shpresa e fundit e shqiptarëve në të dy vendet

21:11 / October 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lubonja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e këtij të fundit me politikanët shqiptarë dhe gazetarët. Në një prej takimeve të Kurtit ishte i pranishëm edhe vetë Lubonja, i cili tha se në tryezë është folur për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vetëm sa i takon rolit që ai ka në këtë sistem, ku “një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët”.

Duke e cilësuar Albin Kurtin si “shpresën e fundit për shqiptarët e të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë”, Lubonja tha se ai ka marrë mbi supe sfida të mëdha për të çliruar shtetin nga ky grusht pasanikësh.

Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri, ku ishit edhe ju. Çfarë u diskutua, u fol për Ramën?

Te ne është një parim që e ka korruptuar shumë media në përgjithësi, sidomos portalet për klikime. Ka më shumë rëndësi klikimi se lajmi dhe brendësia e lajmit. Kurti është politika i njohur prej kohësh. Ka ardhur në Shqipëri, ka takuar politikanë majtas e djathtas, edhe gazetarë, do të informohet.

Sa u fol për kryeministrin?

Ajo që u fol dhe për kryeministrin është se këtu nuk është çështje kryeministri. Kurti ka disa sfida të rëndësishme, u fol për sfidat që ai ka. Ky sistem që kemi ngritur, ku një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët. Kryeministri ynë është pjesë dhe ndërtues i këtij sistemi. Kurti dëgjon, flet, ka marrë një angazhim dhe kjo sfidë është shumë komplekse dhe u fol për të, pra për të çliruar shtetin nga këta, ku hyn dhe roli i Ramës. Kaq.

Sa i ndërgjegjshëm ishte Kurti, për rolin që ka?

Sa i ndërgjegjshëm është ai, është parë që në fushatë. Për luftën ndaj sistemit besoj se është i ndërgjegjshëm, por se sa i zoti do të jetë me këtë qëllim që i ka vënë vetes, këtë do ta tregojë koha. Sikur ai të japë një shembull tjetër qeverisjeje, që e duan aq shumë shqiptarët, që të jetë shteti që të mbron, jo të fyen, që të jep, jo të grabit, do përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri ai shembull. Nuk besoj se është nga ata politikanë, siç kanë dalë këto tanët, që i thotë këto fjalë për të kapur sistemin. Që do ta luftojë sistemin kam besim, se sa do e luftojë e mposhtë sistemin kjo mbetet për t’u parë.

Lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se nuk e ka problem të përballet me Edi Ramën në zgjedhje, Lubonja u shpreh:

“Kam nevojë për një hallkë lidhëse mes deklaratave të mëparshme, që me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, dhe këtë deklaratë.

Është e ndershme të thuash që ndërrova mendim, apo që kam pas presione nga ndërkombëtarët. Duhet kjo. Një mendim tjetër që të vjen është se me zgjedhjet lokale ndoshta këta kanë krijuar një lloj besimi se mund të fitojmë, ndaj më mirë të hyjmë”.

Albin Kurti Fatos Lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.