Disney ka nisur projekti e ri të filmit “Piratët e Karaibeve” dhe këtë herë nuk do të ketë Johnny Depp.
Produksioni ka bërë pjesë të stafit krijuesin e “Çernobilit” Craig Mazin dhe shkrimtarin veteran Ted Elliott, për të zhvilluar një reboot, pra një version të ri të filmit, historia e të cilit mund të mos ketë lidhje me origjinalin.
Shkrimtarët e “Deadpool” Rhett Reese dhe Paul Wernick, nuk janë më pjesë e projektit.
Skenaristi origjinal i filmit, Stuart Beattie, u shfaq më herët për të konfirmuar se roli i Depp si kapiteni famëkeq Jack Sparrow, ka marrë fund:
“Natyrisht që ai e ka bërë atë personazh të tijin dhe është bërë roli i tij më i famshëm për tani. Ka qenë e shkëlqyer për të dhe për ne”, tha Beattie.
