Kjo maskë më avokado dhe banane është perfektë për flokë të thatë
Nëse ndjeni që me ardhjen e vjeshtës flokët tuaj janë bërë më të thatë dhe elektrizohen më kollaj, jeni në artikullin e duhur. Do t’ju propozojmë një maskë për flokë të thatë të përgatitur në shtëpi, e cila është në gjendje t’i drejtojë, t’u japë volum dhe t’i ushqejë në thellësi. Përbërësi bazë është avokado: falë sasisë së lartë të vitaminave, është në gjendje të fortifikojë skalpin e kokës.
Ja si ta përgatisni atë hap pas hapi:
· Gjysmë avokado
· Gjysmë banane
· 2 lugë kafeje uthull balsamike
· 2 lugë kafeje vaj ulliri e.v
· 1 lugë kafeje vaj speci djegës
· Pak kanellë
· 10 pika vaj esencial limoni
· 10 pika vaj esencial rozmarine
· 1 vezë
Përgatitja e maskës:
Pasi të keni shtypur në një tas bananen dhe tulin e avokados, shtoni vezën dhe gjithë përbërësit e tjerë. Kalojeni përbëjen në flrulator derisa të homogjenizohet mirë. Aplikojeni maskën në gjatësitë dhe majat e flokëve dhe lëreni të pushojë për 30-60 minuta. Shpëlajeni maskën dhe lani flokët me shampo si zakonisht.
Këshillë: Banania nxihet shpejt, kështu që maska duhet përgatitur dhe aplikuar menjëherë.