Ministri gjerman i Financave Peter Altmaier përfundoi pa ndjenja sepse ra nga podiumi pak pasi kishte mbaruar fjalën e tij në një konferencë.
Ngjarja ka ndodhur të martën dhe sipas “Reuters”, ministri kishte pësuar një frakturë në hundë, si dhe gërvishtje. Kështu i tha medias një zyrtar i cili kishte dijeni mbi gjendjen shëndetësore të ministrit.
Ministri, 61 vjeç, ra teksa zbriste nga podiumi në fund të fjalimit të tij në një konferencë mbi strategjinë dixhitale të Gjermanisë në qytetin e Dortmundit.
Konferenca po transmetohej live dhe qytetarët kanë parë momentet që treguan Altmaier teksa ra duke ndërprerë duartrokitjet.
Mjekët nxituan t’i jepnin ndihmën e parë aty dhe më vonë u dërgua në spital.
