Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët udhëtojnë me biletat më të shtrenjta në Europë, u gabua me nënshkrimin e kontratave

21:30 / October 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aeroporti Nene Tereza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroport “Nënë Tereza”, prej dekadash është i vetmi që operon në vendin tonë. Është një monopol i pastër në transportin ajror të pasagjerëve dhe e vetmja derë e Shqipërisë me qiellin.

Historia e këtij koncensioni fillon në kohën e qeverisë Nano, vitet 2003 – 2004. Në këtë periudhë Shqipëria kishte nevojë urgjente për ndërtimin e një terminali të ri në aeroportin e Rinasit.

“Ne kishim një kolibe, jo një aeroport. Më kujtohen të gjitha ato, nuk dua të përshkruaj procesin e qarkullimit të njerëzve. Të një torture që duhet të kaloje për të kapur një apo dy linja,”-tha Anastas Angjeli, ish – Ministër i Ekonomisë.

“Kishim një infrastrukturë terminale që linte për të dëshiruar, ku sa herë që binte shi, mbulonim kompjuterat me plasmas. Rrethimi ishte i papërshtatshëm, njerëzit e zonës kalonin mes për mes pistës për të shkuar në darkë në shtëpi. Gjëra që në atë kohë shteti nuk arrinte ti bënte, në parametrat e duhur të aviacionit, duke krijuar një ambient jo të sigurt për avionët”, tregon Ervin Minarolli, Ish – Drejtor i Aviacionit Civil.

Rikonstruksioni i aeroportit nuk ishte vetëm një nevojë për të përmirësuar imazhin e vendit. Mbi të gjitha ishte nevojë për të përmirësuar kushtet e sigurisë. Kjo vinte edhe pas sulmit terrorist të 11 shtatori 2001, ku për herë të parë avionët civil u përdorën për goditjen e 2 kullave në New York.

Në këtë lloj lufte të re, nevojiteshin masa të reja sigurie në çdo aeroport të botës. Dhe Rinasi, ishte në atë kohë në listën e zezë, si aeroporti më i pasigurt në Europë. Në këto kushte shteti Shqiptar, në pamundësi të investonte vetë, i ktheu sytë nga investitorët privatë.

“Pse ne zgjodhëm metodën e koncesionit? Sepse situate ekonomike e vendit ishte shumë e vështirë në atë kohë dhe ishte e vetmja mënyrë që shteti mos të shpenzonte para, ishte kontrata koncesionare”, Anastaj Angjeli ish – Ministër i Ekonomisë.

Biletat europe kontrata rinasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.