Juventus është fituesi i Superkupës së Italisë për të 8-ën herë.
Bardhezinjtë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Milanin në Jeddah të Abu Dhabit, duke koleksionuar titullin e tretë në sezonin 2017-2018 në Itali. Goli i vetëm i takimit u shënua nga një debutues në këtë kompeticion, Cristiano Ronaldo. Portugezi, i cili erdhi me mjaft bujë nga Reali i Madridit në verë për 100 milion euro, nuk zhgënjeu me kokë, duke shënuar golin me vlerë titulli.
Ky është goli i 16-të këtë sezon për sulmuesin portugez, i cili arrin të zhbllokojë një finale që ishte shumë e komplikuar deri më tani. Për t’ia bërë punën më të lehtë mendoi edhe Kessie, i cili u ndëshkua me karton të kuq 16 minuta përpara fundit, duke lënë kuqezinjtë me 10 futbollist.
Ky është triumfi i 8-të i Juventusit në këtë kompeticon, në 14 finale të luajtura. Kujtojmë që Juventus u bë fitues apsolut në shtetin fqinj, ku pas Kampionatit dhe Kupës triumfon edhe në Superkupë. Ndërkohë nga ana tjetër, Milan tregon edhe njëherë limitet e saj, teksa koleksionon humbjen e katërt në këtë kompeticion, nga 11 pjesëmarrje.