Me shumë bashkëpunime të suksesshme por dhe këngë solo, Dafina Zeqiri është një nga zërat më të njohur e të dashur të muzikës moderne shqiptare.
Këngëtarja ka vendosur që tashmë pas këtyre projekteve të suksesshme të sjellë një album.
Dafina ka zbuluar gjithashtu se në album do të ketë këngë edhe me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.
“Kam pasur fatin të rri afër shumë artistëve të njohur në Neë York dhe Los Angeles dhe kam mësuar shumë prej tyre. Jam inspiruar nga vendet që kam vizituar për albumin tim, që është shumë special për mua. Kam për të pasur bashkëpunime me artistë shqiptarë, kosovarë dhe ndërkombëtarë. Do të ketë më shumë se 15 këngë”, ka thënë këngëtarja.
Ndërkohë këto ditë do të dalë dhe bashkëpunimi i saj i fundit me Varrosin, i quajtur “Ring Ring”.
