Automjeti i Enver Hoxhës do të rikthehet në rrugët e Tiranës. Mësohet se Benzi i udhëheqësve që i ka qëndruar kohës do të rikthehet në 2 Nëntor në Sheshin “Skënderbej”. Megjithëse ish-udhëheqësi komunist kishte edhe një limuzinë Mercedes 600 SEL, Enver Hoxha ka parapëlqyer që nëpër rrugët e kryeqytetit apo udhëtime të shkurtra të përdorte një Mercedes 300 SEL.
Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte me trimëri, por as frikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi 300 SEL me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.
Makinat të cilat ka përdorur Enver Hoxha
Fiat Millecento
“Alfa Romeo”
ZIM
Flamuri i Kuq
Gaz 67
Gaz 69
Kadillak
Mercedez Benz 300 SEL
Mercedez Benz 600 Limuzinë
