Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Spiropali, mushkonja e xhunglës”, Kryemadhi: Meta nuk kthehet në LSI

11:09 / October 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5d20dafd43fe2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi e LSI-së ka qenë e ftuar në emisionin “Byro Politike” të Juli Xhokaxhiut ku e quajti ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali “mushkonjë në gjithë xhunglën që po jetojmë sot”.

Ajo u pyet mbi deklaratat e Spiropalit se Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare, duhet të presin zgjedhjet e radhës, për t’u rikthyer në Parlament.

Ajo foli dhe për një rikthim të mundshëm të Metës, në LSI.

Juli Xhokaxhi: E patë reagimin e Elisa Spiropalit?

Monika Kryemadhi: Po lërë Elisën e shkretë. Normal që nuk shqetësohet Elisa se me sa duket mendon që është trau i doganës, vazhdon me ato shtëpitë me qera dhe gjërat që ka atje nëpër prona. Prandaj nuk pranon vetting Elisa se i dalin gjithë pasuritë që ka në emër të tjerëve që ia di gjithë Shqipëria, gjithë Fieri dhe gjithë Lushnja.

Arion Sulo: Duhet ti nxirrni këto Zonja Kryemadhi…

Monika Kryemadhi: Do t’iu nxjerrim po nuk është armiku im Elisa Spiropali, se unë nuk mendoj që sot shqiptarët s’kano bukë pse Elisa ka falsifikuar dokumente dhe ka nja 22 mijë m2 siç thonë qytetarët e shkretë atje në Fier. Ndaj Elisa të merret me atë punë njëherë pastaj të flasi. Elisa është në virtualin e saj të çudirave por nuk qëndron problemi te Elisa Spiropali se Elisa është mushkonja e xhunglës në të cilën po jetojmë, kaq.

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: Ç’e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë, familje e më gjerë…

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vije. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.