Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lejet për punimet në shtëpi, afati dyfishohet në 20 ditë, emergjencat rishikohen me shkurtim

12:36 / October 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë ata që duan të bëjnë punime në shtëpitë e tyre, kryesisht private, dhe që lidhen me ndërtim shkallësh, rrethime, struktura me materiale të lehta të çmontueshme apo ndryshime fasade, do të duhet të presin deri në 20 ditë për të marrë miratimin nga autoritetet përkatëse.

Më herët, ky afat ishte vetëm 10 ditë, por një ndërhyrje e fundit e bërë në rregulloren për zhvillimin e territorit sanksionon në nenin 24 një shtesë afati. “Autoriteti përgjegjës vendos, brenda 10 ditëve pune nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar, për rastet: a) e punimeve që kanë vëllim të kufizuar ndërtimi ose impakt të ulët në territor, si: i. shkallë; ii. rrethime; iii. struktura me materiale të lehta e të çmontueshme; iv. ndryshime fasade etj. b) kur aplikuesi paguan tarifë aplikimi të barabartë me dhjetëfishin e tarifës së parashikuar për leje ndërtimi” thuhej në rregulloren e vjetër.

Në ndryshimin e ri thuhet se afati kalon në 20 ditë. Aty shtohet edhe një pikë e re, pas pikës një të këtij neni, që thekson se procedura e përshpejtuar jepet vetëm në rastet kur ka emergjenca.

“Autoriteti përgjegjës, vendos me procedurë të përshpejtuar, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje, për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Përjashtimisht, vetëm për këto raste: a) aplikimet paraqiten për shqyrtim dhe miratim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve nga ana e Institutit të Ndërtimit; b) dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi është: i. raporti i hartuar nga komisioni apo struktura përkatëse e emergjencave civile, që vërteton shkaktimin e dëmit si pasojë e fatkeqësisë natyrore; ii. projekti teknik/konstruktiv i hartuar nga Instituti i Ndërtimit” thuhet në rregulloren e re.

Një tjetër element që ndryshon është dokumentacioni që duhet të paraqitet nga ndërtuesit lidhur me marrjen e certifikatës së përdorimit. Referuar disa ndryshimeve ligjore që kërkojnë sigurim 10-vjeçar të apartamenteve të reja rregullorja ka shtuar se mes një liste të gjatë dokumentesh ndërtuesit duhet të paraqesin edhe policën e sigurimit./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.