Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Data e Kongresit të Lushnjës festë Kombëtare? Socialistët kundër: 21 janari na kujton një ditë të zezë

12:44 / October 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongresi lushnjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi propozoi sot në Komisionin e Ligjeve që 21 janari të jetë festë kombëtare me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjes. Por për socialistët kjo datë në historinë e Shqipërisë është e zezë pasi lidhet me 21 janarin 2011-it.

Deputetja socialiste Ardiana Jaku deklaron se para se në “fakt 21 janari na kujton një ditë të zeze për demokracinë shqiptare dhe tentativa për t’i mveshur kësaj date fjalën “festë”, në rastin më të keq më duket provokim dhe në rastin më të mirë më duket i parakohshëm në radhë”. Ajo shkon edhe më tej, teksa vlerëson se para se të pranohet propozimi i deputetit nga Lushnja për 21 janarin, të kthehet në festë Kuvendi i Lezhës, prej nga është edhe vetë ajo. “Po ndiqja diskutimet në Komisionin e Ligjeve për vendosjen e datës 21 janar 1920 kur u mblodh Kongresi i Lushnjës si feste zyrtare. Në fakt 21 janari na kujton një ditë të zeze për demokracinë shqiptare dhe tentativa për t’i mveshur kësaj date fjalën “festë”, në rastin më të keq më duket provokim dhe në rastin më të mirë më duket i parakohshëm në rradhë.

Sado i rëndësishëm që është Kongresi i Lushnjës, nqs duam t’i vlerësojmë kongreset dhe kuvendet atëherë duhet të nisim me Besëlidhjen e Lezhës 2 Mars 1444. Ishte ky Kuvend i princërve shqiptarë udhëhequr nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu që pasoi periudhën më të shndritshme të historisë tonë kombëtare. Mund të vazhdojmë në radhë me Kuvendin e Arbrit 14 Janar 1703 të organizuar nga Papa me origjinë Shqiptare Klementi XI. Po ashtu pse mos të shpallim festë zyrtare Kongresin e Manastirit 14 Nëntor 1908 të bashkëudhëhequr nga At Gjergj Fishta?! Ishte ky kongres që vendosi alfabetin dhe bazat e gjuhës që ne flasim sot. Ishin të tre këto kuvende që përcaktuan qartë vokacionin tonë perëndimor dhe që Shqipëria i përket Europes dhe vetëm Europes”, shkruan Jaku.

Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. / tirananews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.