Institituti i Ndërtimit ka përpiluar ditën e djeshme një raport teknik për dëmtimet nga tërmeti i 21 shtatorit për pallatin që banon Lulzim Basha. Me 40 ditë vonë ky institut që ështyë një instution shtetëror shprehet në raportin 8 faqësh që pallati ku banon kreu i Partisë Demokratike nuk ka dëmtime në strukturën e tij dhe rrezik shembje, por vetëm plasaritje të vogla.
Grupi i Institutit të Ndërtimit që ka kryer inspektimet përbëhej nga Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Lindita Gjergji, Ing. Afrim Çenga, Ing. Gerti Çela, Ing. Besjana Memoçi dhe Ing. Joana Kaçorri dhe disa nga specialistët e drejtorisë së Emergjencave Civile.
Sipas këtij raporti bëhet me dije se pallati nuk ka pësuar dëme nga tërmëti 5.8 ballë i shkallës hihter, që shkundi Durrësin Tiranën e zonat rreth tyre. “Objekti nuk paraqet dëme dhe rrezikshmëri për banorët”, shkruhet në përfundim të këtij raporti.
Instituti i Ndërtimit me këtë përfundim hedh poshtë pretendimet e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike se zhvendosja e kreut të opozitës me qira tek vilat në “Long Hill” është bërë bërë për shkak se banesa e tyre ishte shembur.





